Standart Kompania “Mon Chéri” Kërkon te punësoje FINANCIERE Tirane


Të punosh në “Mon Chéri” është si të punosh me miqtë e tu. Ne kuptojmë, respektojmë, vlerësojmë dhe përfshijmë njerëz të ndryshëm. Ne besojmë në komunikimin e mirë dhe nxisim informimin e njëri-tjetrit dhe klimën harmonike në vendin e punës. Ne synojmë që të ndërtojmë një skuadër të qendrueshme, me lojtarë që e vlerësojnë punën dhe duan të bashkëpunojnë me ne për një kohë të gjatë.



Ne ofrojme per punonjesit tane:

 




  • Kontratë pune te Rregullt

  • Sigurime shoqerore dhe shëndetësore

  • Kushte te mira pune

  • Pagesë konkuruese

  • Rritje e përfitimeve sipas vjetërsisë në punë







Kualifikime/Kërkesa:

 




  • Mosha 35 deri në 45 vjeç

  • Diplomë Universiteti, në Finance/Kontabilitet.

  • Eksperiencë pune jo më pak se 5 vite në dep.finances.

  • Njohje shume te mire te ligjeve fiskale

  • Njohje shume te mire te parimeve e standarteve kontabel ( SKK dhe SNK)

  • Njohje shume te mire te sistemit Cats te deklarimeve online

  • Njohes/e dhe përdorues/e shumë e mirë e programit Alpha.

  • Aftësia për të prodhuar dhe analizuar pasqyrat financiare.

  • Të kete deshire per te mesuar dhe ambicje per te avancuar.

  • Të ketë komunikim ndërpersonal dhe aftësi për të punuar ne grup .

  • Të jetë e gatshëme të punojë me orar fleksibël.

  • Të ruaje konfidencialitetin.







Nëse jeni të interesuar të bashkëpunoni me ne, ju ftojmë të aplikoni në këtë dritare punësimi, ose mund të dërgoni CV tuaj,Letër interesimi dhe Referenca në adresen punesim@moncheri.al .



“Mon Chéri”

Rr. Elbasanit, perballe shkolles se mesme “Asim Vokshi”,

pallati ne krah te Ambasades Amerikane, kati i III


Kategoria Punë
Data e publikimit 26 Prill 2018 - 16:35
Telefon Shfaq Numrin
E-mail Shfaq e-mail