Inter Club Albania-Anëtarësimet 2017-2018 – “Njehere Interist, pergjithmone Interist”, ishin fjalet e Angelo Morattit, qe i mbeten pergjithmone ne mendje djalit te tij, Massimos. Aq shume, sa pati si qellim te dergoje Interin edhe ai si babi i tij, ne majen e botes, duke arritur te fitoje gjithcka cfare mund te fitohej. E si Massimo, djali i nje babai te dashuruar pas Interit, e qe dashuria per ngjyrat zikalter u trashigua nga babai tek femija, Interista ne bote ka shume. Nga nje gjysh tek nipi, nga vellai i madh tek i vogeli, nga nje ndeshje e pare ne tv, nga nje lojtar qe e ke idhull, nga nje gol, e keshtu me radhe, te gjithe prej nje motivi apo nje tjetri, kemi bere zgjedhjen tone, ngjyrat zikalter. Interista ka shume edhe ne Shqiperi, madje shume me shume nga sa mund ta imagjinoni. Po flasim per Interista qe edhe ADN e kane zikalter. Po po, ADN zikalter, pikerisht si emertimi i teseres se anetaresimit te sezonit 2017-2018 nga ana e klubit per cdo anetar zyrtar.

Si cdo sezon, edhe kete vere, F.C. Internazionale Milano ka hapur anetaresimet per tu bere nje anetar zyrtar i klubit me te drejta te plota por e bukura eshte qe surprizat nuk mungojne. Inter kete sezon, per cdo anetar zyrtar, pervec kartes se tifozit zyrtar qe te ofron nje larmishmeri avantazhesh, do te dhuroje plot 6 dhurata per te ngjyrosur jeten tone akoma me shume me ngjyrat e qiellit dhe te nates.

Nese ADN-ja juaj ka ngjyrat zikalter, Inter Club Albania ju pret tek Reja ne Tirane ne daten 20 korrik per nje sezon tjeter te mrekullueshem ne shoqerine e njeri-tjetrit. Ne oren 19:00 do te jemi aty, bashke, prezent, per Interin tone. Sepse, bashke brohorima eshte edhe me e forte, pikerisht si ndenja per klubin tone.

E sic thoshte Giacinto : Ulerisni gjithmone Forza Inter, por me dashuri dhe pasion, asnjehere me inat.

FORZA INTER, shihemi ne daten 20 korrik, ora 19:00: Reja do te ngjyroset zikalter, e gjithashtu edhe Tirana!