Përse biznesi juaj duhet të jetë që sot në Google Maps?

Nëse biznesi juaj nuk është i dukshëm në Google Maps, atëherë shanset janë që ju jeni duke humbur klientë. Sot, klientët potencialë kanë më shumë gjasa t’ju gjejnë nëpërmjet motorit të kërkimit të Google, sesa të kërkojnë në listën e tyre të kontakteve.

Google Maps është kthyer në një mjet të dobishëm marketingu për bizneset e vogla lokale. Me një saktësi të konsiderueshme, Google e di zonën gjeografike nga ku ju po kërkoni, bazuar në adresën IP. Google Maps ka lehtësuar zbulimin e bizneseve lokale, nga restorantet tek dyqanet artizanale.

Shfaqja e biznesit në Google Maps rrit mundësinë e vizitorëve të rastit. Nga një studim i Think with Google rreth 76% e kërkimeve të vendndodhjeve “afër meje”(near me) rezulton në një vizitë dyqani brenda një dite.

Pjesa më e mirë e Google Maps është se shërbimi ofrohet totalisht falas, pa asnjë kosto shtesë. Shfaqja e biznesit në Google Maps është një procedurë e thjeshtë që mund të realizohet në pak minuta, mjafton të keni një llogari Google My Business dhe t’i referoheni dokumentacionit të Google për këtë procedurë.

Megjithatë, shtimi në hartë nuk mjafton, pasi profili i biznesit duhet pasuruar duke u munduar të krijojë një përshtypje të parë pozitive. Mendoni për një moment sikur keni një biznes “Foto Studio” dhe keni shtuar adresën e saktë të biznesit në hartën e Google. Biznesi juaj shfaqet pa foto apo përshtypje nga klientët tuaj, thjesht me një pin të saktë në hartë. Tani provoni ti hidhni një sy konkurencës. Përballë jush ka edhe një tjetër foto studio, e cila, si ju, e ka shtuar biznesin në Google Maps. Ndryshimi? Konkurenti ka vënë disa foto të punëve më të mira të tij dhe ndërkohë gjen edhe shumë përshtypje nga njerëz të ndryshëm, të cilët shprehin pëlqyeshmërinë ose jo ndaj studios. Së fundmi provoni të vini veten në vendin e një klienti që kërkon një set fotografik për fëmijën. Kë do zgjidhnit?! Me siguri konkurentin.

Në të njëjtën mënyrë si bizneset kërkojnë përshtypjet e klientëve në librat e përshtypjeve, mundet që klientit t’i kërkohet të bëjë një foto dhe ta shtojë atë në profilin e biznesit tuaj në Google Maps. Sa më shumë përshtypje, sa më shumë foto që tregojnë klientë të kënaqur, aq më shumë shtohen mundësitë që biznesi juaj të vizitohet nga një klient i ri. Një foto vlen sa një mijë fjalë.

Pas kësaj, Google dhe klientët vazhdojnë marketingun për ju.

Jo më larg se vjet, në 2016, makinat e Google udhëtuan në cdo rrugë, rrugicë e qoshe të Shqipërisë, duke bërë të mundur paraqitjen më preçcize të vendndodhjeve në hartën e Google. Kjo bën të mundur që çdo biznes të regjistrojë adresën e saktë duke e bërë biznesin lehtësisht të gjetshëm. Turistët apo edhe vetë shqiptarët, tani mund të gjejnë ekzaktësisht derën e lokalit tuaj edhe nëse më parë nuk kanë dëgjuar për të.

Google Maps renditet si një nga motorët më të përdorur të kërkimit. Me zhvillimin e teknologjisë dhe falë informacionit falas lehtësisht të gjetshëm, edhe klientët kanë ndryshuar mënyrën e qasjes ndaj bizneseve. Sot janë të pakta ato raste kur klienti paraqitet fare rastësisht në dyqanin tuaj. Klientët e rinj kanë mjaftueshëm informacion kur paraqiten pranë biznesit tuaj. Po nëse interneti nuk ofron asnjë informacion rreth jush? Atëherë do jeni gjithnjë e më pak të vizituar nga klientë të rinj.

Nga ana tjetër, mendoni ndikimin pozitiv që ka tek një klient potencial shfaqja e një profili të kompletuar të biznesit tuaj, ku përvec adresës dhe informacioneve të kontaktit, klienti sheh edhe fotot edhe përshtypjet e klientëve të tjerë. Nëse je i dukshëm është shumë e më e lehtë të të gjejnë.

Qëllimi i cdo biznesi, qoftë i madh, qoftë lokal, është të jetë gjithmonë në krye të konkurencës, duke zënë gjithmonë e më shumë pjesë tregu. Me Google Maps cdo gjë bëhet edhe më e lehtë.

Ne si ekip i B&TS, pjesë e familjes Enuwa Technologies, ofrojmë ekspertizën tonë për biznese të interesuar në zgjerimin dhe sofistikimin e proceseve të biznesit nëpërmjet teknologjive Salesforce dhe Amazon Web Service. Jemi krenar për lidhjet që kemi krijuar dhe problemet që kemi zgjidhur për disa nga kompanitë më në zë në Itali, në këto 3 vite rrugëtim tonin. Na shkruaj në info@bets-itc.com dhe do ju asistojmë me më të mirën e dijes sonë për të zgjidhur problemet tuaja.