Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim spahivogli” në bashkëpunim me Ambasadën Franceze në Tiranë sjellin komedinë “Boeing Boeing”.

Një komedi e bujshme, në venat e së cilës rrjedh gjak si ai i komedive të Shekspirit me incidente të hareshme dhe ngatërrim identitetesh, Boing Boing paraqet aventurat dashurore të beqarit francez Bernard me stjuardesat e tij bukuroshe. Tri stjuardesa, më saktë, nga tre vende të ndryshme, secila duke besuar se është e fejuara e Bernardit.

Më parë Bernardi ka ditur t’i xhonglerojë këto gra, falë zotërimit të orarit të detajuar të fluturimeve të tyre. Kur situata ndryshon dhe të tria gratë e tij mbërrijnë në apartament në të njëjtën ditë, Bernardi (me ndihmën e shokut të tij të mefshtë Robert) lufton me të gjitha mënyrat, që ato të mos e marrin vesh të vërtetën. A do të mundet Don Zhuani gënjeshtar ta mbajë në këmbë këtë maskaradë, apo do të ndodhë katastrofa? Si i thonë fjalës: gjithçka është mirë, kur përfundon mirë.


Aktorë: Amos Muji Zaharia, Rudina Dembacaj, Gentjan Zenelaj, Alesia Xhemalaj, Andia Xhunga, Linda Jarani

Data :  06-21 Janare 2018

Ora : 19:00-20-:30