Strategjia është udhërrëfyesi drejt suksesit të biznesit. Në një studim të kohëve të fundit në 3000 sipërmarrës në botë rezultoi që më shumë se 50% e tyre mendonin që nuk kishin një strategji fituese.

Egnatium, ju ofron mundësinë që të përfitoni njohuritë e nevojshme për të kuptuar rëndësinë e hartimit të një strategjie zhvillimi dhe rritje të qëndrueshme si dhe hapat dhe mjetet e nevojshme për ta realizuar atë. Egnatium është një kompani ndërkombëtare konsulencë me një eksperiencë 13 vjeçare që ka zyra në Australi, Malaysi, Arabi Saudite, Mbretërinë e Bashkuar dhe së fundmi edhe në Shqipëri.

Në këtë trajnim do të diskutohën: koncepti i strategjisë, llojet e tyre, taktika si të zhvilloni avantazhe konkurues dhe pozicion strategjik ne treg, si edhe matja e monitorimi i objektivave. Interes të veçantë si pjesë e këtij trajnimi ka prezantimi i përdorimit të teknologjisë në vlërësimin dhe monitorimin e zbatimit të strategjisë të biznesit.

Maj 23, 2017, 6 PM -Protik Innovation Center Rruga 'Papa Gjon Pali II', Nr.3, Kati i dytë, 1001 Tirana, Albania