Gjysem
Plote
Qendërzuar
Kycur
Mbyll

EMKO SHPK

Rruga Teodor Keko, Tirana, Albania
+355 68 20 99 420
Prezente prej shumë vitesh në tregun shqiptar, EMKO ka nisur fillimisht aktivitetin në fushën e mobilimit të zyrave brenda dhe jashtë vendit. Brenda një periudhe kohore shumë të shkurtër, EMKO orientoi dhe zgjeroi aktivitetin e saj në dy drejtime: në prodhim-montimin e elementëve specifik të mobilimit të institucioneve arsimore private dhe publike ( klasa, laboratore , salla auditoriumi etj.) dhe në mobilimin tërësor të zyrave sipas të gjitha kushteve bashkëkohore. Gërshetimi i vizionit të drejtuesve të saj me profesionalizmin teknik të stafit, ka përmbushur gjithmonë kërkesat e klienteve jo vetëm në shpejtësi, sasi dhe cilesinë e produktit, por edhe në asistencën teknike të ofruar në cdo kohë. Duke qënë një emër tashmë i afirmuar në tregun e Shqipërisë, Kosovës, dhe Maqedonisë, një ndër objektivat kryesore të kompanisë EMKO është të bëhet një pikë referimi ndërkombëtare në fushat ku ushtron aktivitetin. Një nga partnerët kryesorë të kompanisë EMKO Sh.p.k. në Itali, është kompania IVARS S.p.a., pjesë e TWINS GROUP. Falë bashkëpunimit disa-vjecar, EMKO ka marrë përfaqësinë për tregëtimin e produkteve të ndryshëm të kësaj kompanie. Partnerë të tjerë të kompanisë EMKO Sh.p.k. në Itali janë OMSI S.r.l. dhe METALMECCANICA ALBA S.r.l., të dyja pjesë të TWINS GROUP. Që prej vitit 2010, EMKO sh.p.k. është paisur me certifikatën e cilësisë UNE-EN-ISO 9001/08 për fushat: “Projektim dhe prodhim mobiljesh për zyra dhe institucione”.

Jepni vleresimin tuaj

Shkruani nje koment